Policia akoma po kërkon autorët e krimit makabër të cilët vranë një grua plakë mbrëmë në Ohër.
Prokuroria Publike e Ohërit thotë se rasti është raportuar në polici, nga bija e gruas së vdekur, pasi ajo nuk mund ta merrte në telefon nënën e saj, hyn në banesë dhe e gjen atë të shtrirë dhe të mbuluar me gjak.
Zëdhënësi i SPB në Ohër, Stefan Dimovski tha se autori ka hyrë në banesën e Spasa B. (67), dje në intervalin kohor nga ora 11 e 30 minuta deri në ora 19 e 25 minuta,që gjendet në rrugë “Galicica” në Ohër. Ai ishte i armatosur me një thikë.
Pasi hyri, ai e sulmoi duke i shkaktuar disa plagë fatale me thikë në kokë, qafë dhe trup, që pastaj ka bërë kërkime nëpër dhoma. Pas kryerjes së krimit, autori ka mbyllur derën pa u vënë re dhe është larguar nga banesa – tha Dimovski.
Autori dyshohet se ka kryer vepër penale “grabitje me pasojë vdekjen”.
Në vendin e ngjarjes është bërë inspektimi nga ana e krim-teknikës me urdhër të Prokurorisë Publike në PTHP e Ohrit dhe në prani të ekipeve pçolicore nga SPB në Ohër. Trupi i pajetë është dërduar për obduksion
E quajti kryeministrin “hajvan”, largohet nga ko...
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi