Detaje nga aksidenti në Tetovë ku humbi jetën një person

12:00 | 19 Korrik 2020
Arbresh.info

Në aksidentin që ndodhi dje rreth orës 23:00 në rrugën drejt Banjës në Tetovë, jetën e humbi 44-vjeçarja nga Tetova, ndërsa tre të tjerë janë të lënduar.

Aksidenti ka ndodhur kur automjeti ‘mercedes’ me tabela të Tetovës e drejtuar nga Sh.G (32) nga Liseci, ka humbur kontrollin e automjetit, ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur në lum, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në vendngjarje M.K (44) nga Tetova ka humbur jetën për shkak të lëndimeve të rënda trupore. Lëndime ka marrë edhe bashkudhëtarja Sh.K (19) nga Tetova, ndërsa personi E.B (34) nga Gostivari dhe shoferi kanë marrë lëndime trupore. Të gjithë janë dërguar në spitalin e Tetovës”, njoftoi Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB – Tetovë.

Në vendngjarja kanë qenë nga Prokuroria Themelore Publike – Tetovë si dhe shërbimet e SPB – Tetovë.

Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i të ndjerës është dërguar në spitalin klinik të Tetovës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme