Drejtori i TIDZ, Jovan Despotovski theksoi se në tre muajt e parë të këtij viti u nënshkruan marrëveshje me tre kompani të huaja në vlerë prej 50 milion euro, dhe tha se po zhvillohen negociata për 15 investime të tjera me peshë 250 milion euro.
Gjithashtu, Depostovski thotë se në 5 muajt e fundit ata arritën të stimulojnë interesin në 15 kompani, disa janë investitorë aktualë, dhe disa janë të reja.
“Këto janë projekte investimesh që peshojnë gjithsej rreth 250 milion euro dhe që parashikojnë krijimin e 5.500 vendeve të punës shtesë. Ne jemi duke biseduar me këto kompani në këtë moment dhe mund të them se një pjesë e mirë e tyre tashmë janë në fazën në të cilën ne jemi duke përgatitur simulime të caktuara të asaj që kompania mund të presë si mbështetje nga shteti që është një hap para lidhjes së një kontrate .
Dua të bëj gjithçka me sfidë, ambicie, por edhe me optimizëm bazuar në numrat realë. Unë jam një optimist i vërtetë dhe mund të them se ky vit do të jetë pozitiv”, tha Despotovski për “Sitel”.
Despotovski theksoi se pandemia tregoi se përqendrimi në vetëm një sektor është rrezik, si në shembullin e industrisë së automobilave në vendin tonë, për shkak të së cilës TIDZ ndryshon politikën e saj dhe hapet për tërheqjen e investimeve nga sektorë të tjerë./Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit