Despotovski: Fillojmë me krijimin e ekipit të LSDM-së, na duhen kuadro të ndershme

14:13 | 8 Dhjetor 2021
V. S.

Kandidati për kryetar të LSDM-së, Jovan Despotovski i bën thirrje anëtarësisë dhe qytetarëve që të propozojnë bartësit e ardhshëm të funksioneve në parti, por edhe në shtet.

“Është koha që bashkërisht ta krijojmë ekipin e ri të LSDM-së. I bëj thirrje anëtarëve të LSDM-së, por edhe qytetarëve që të japin propozime se kush duhet të jetë nënkryetar, sekretar i Përgjithshëm dhe nënkryetar në parti. Çfarë cilësi, çfarë karakteri dhe biografi duhet të kenë ata. LSDM-së i nevojiten kuadro të ndershme dhe të suksesshme”, tha Despotvoski.

Ai theksoi se njëra nga themelet e Konceptit 28 është besnikëria ndaj njerëzve dhe jo ndaj liderit.

Kujtojmë se përveç Despotovskit, në garë për kryetar të LSDM-së është edhe Dimitar Kovaçevski dhe Frosina Remenski./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme