Deskoska garanton se Demiri dhe Ismailoviç do të kenë gjykim të drejtë

23:45 | 14 Shtator 2018
Arbresh.info

Ministrja e Drejtësisë, Renata Deskoska i dërgoi një letër autoriteteve kompetente të Kosovës që të dorëzojnë Alil Demirin dhe Afrim Ismailoviçin si të pandehur të parë në rastin “Monstra”, duke garantuar se do të merrnin një gjykim të drejtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo është letra e dytë e tillë me garancion, që kur një ishte dërguar para pesë vjetësh kur në Maqedoni qeveriste një garniturë tjetër dhe e njëjta nuk u mor parasysh.

Në letër kërkohet që të pandehurit, të akuzuar për vrasjen e katër të rinjve dhe një peshkatari gjashtë vjet më parë pranë liqenit të Smilkovës, të kthehen në Maqedoni.

Në letrën, ministrja Renata Deskoska garanton që të dy të arratisurit, Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç, do të kenë një gjykim të drejtë pavarësisht se cilit komunitet i përkasin.

“Vepra penale për të cilin akuzohen Alil Demiri dhe Afrim Ismailoviç nuk është një vepër politike, ushtarake apo fiskale. Shprehja e lirë e përkatësisë etnike, sundimi i ligjit, respektimi i normave përgjithësisht të pranuara të së drejtës ndërkombëtare janë vlera themelore të rendit kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Të gjithë qytetarët para kushtetutës dhe ligjeve janë të barabartë dhe garantojnë mbrojtjen e identitetit etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar”, thuhet në letër.

Si argumente për Ministria i thekson raportin për gjendjen e të drejtave të njeriut për vitin 2017-të të publikuara nga Departamenti i SHBA-ve dhe raporti i Komisionit Evropian për Maqedoni për këtë vit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme