Arsimi është vegël kyçe për promovim të barazisë së tërësishme midis femrave dhe meshkujve dhe për çrrënjosje të stereotipave, njoftoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës me rastin e 8 Marsit e cila, siç njofton, nuk përkujton në luftën e gruas për rolin e saj të barabartë në shoqëri, viktima dhe lufta për barazi politike, ekonomike dhe sociale.
“Që të ndërtojmë shoqëri të barabartë për të gjithë, nevojitet që çdo ditë të luftojmë për avancim të barazisë gjinore dhe thyerjes së roleve tradicionale gjinore. Në çdo orë tuajën, gjatë çdo kontakti me nxënësit ta keni në mendje se ju keni rol të madh në formimin e qëndrimeve tek të rinjtë, qëndrimet të cilat më vonë bëhen pjesë e tyre si të rritur”, i porositi mësimdhënësit ministrja Renata Deskoska, transmeton Medial.mk.
Në urimin për 8 Marsin ajo thekson edhe se përgjegjësi e përbashkët është që të transmetohen angazhimet për barazi dhe jodiskriminim nëpër çdo përmbajtje mësimore.
“Ju bëj thirrje që aktivisht të kontribuoni për ndërtim të sistemit i cili do t’i mbështetë nxënëset në zhvillimin e tyre si lidere të reja në shoqëri”, shkruhet në urimin e Deskoskës./Gazeta Express/
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...
Ukraina thotë se goditi një depo nafte dhe objektiva të tjer...
Lushtaku viziton ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Do të kthehen ...