Dështon votimi i ligjit për gjuhët, Zaev shpjegon situatën

15:06 | 7 Mars 2018
Arbresh.info

Në bashkëbisedim me gazetarët, kryeministri Zoran Zaev tha se nuk ka asgjë të vërtetë në zërat që u përhapën në media se kreu i opozitës ka kërcënuar se do ta bojkotoj punën e Kuvendit nëse votohet ligji pa debat për amendamentet e parashtruara.

Ai tha se nuk ka krizë në shumicën parlamentare dhe se seanca e djeshme është anuluar sepse nuk ka pasur kuorum. Shumica parlamentare dje nuk arriti të votojë ligjin për shqipen, pas mosmarrveshjeve mes partnerëve të koalicionit./Gazeta Express/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme