Aksioni që ishte planifikuar lidhur me rrënimin e një xhamie i cilësuar si ndërtim pa leje në Begrad, në vendin e quajtur Zemun Polje, është shtyrë për arsye të tubimit të madh të qytetarëve.
B9 raporton se para objektit fetar janë tubuar përfaqësues nga të gjitha shërbimet komunale dhe një numër i madh policësh me furgonë, policia e trafikut, makina ndërtimore dhe kaçubeti për largimin e veturave.
Përfaqësues fetar islam, kanë biseduar me përfaqësues të komunës së Zemunit dhe me polici të kësaj komune në mënyrë që numri i madh i fëmijëve, grave e të rinjve që kundërshtojnë rrënimin, të largohen nga objekti e që pastaj të fillojë zbatimi i vendimit të komunës.
Megjithëkëtë, rrënimi nuk u bë dhe u vendos që aksioni të shtyhet e bisedimet ë vazhdojnë në “nivelin më të lartë”.
Pjesëtarët e bashkësisë islame parkuan një numër të madh veturash para objektit dhe nuk lejuan qasjen e policisë dhe të përfaqësuesve të komunës. Policia këta automobila i ka larguar rreth orës nëntë.
Ndërtimi i këtij objekti ka filluar në vitin 2014.
Imami, duke iu drejtuar të tubuarve , ia ka ftuar ata që rrinë të qetë, u tha atyre se aty do të qëndrojë “deri sa të ketë nevojë” dhe ka shtuar se presin përgjigje në nivelin më të lartë.
Besimtarët, edhe gjatë ditëve të shkuara, kanë qenë të tubuar para objektit.
Ndëresa myftiu i Sremit dhe imami kryesor i Mexhlisit të Zemunit Emin ef. Zejnullahu të mërkurën i ka ftuar myslimanët që bashkërisht dhe me mjete legjitime ta mbrojnë objektin nga rrënimi.
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...
Hoti: Të fokusohemi në ekonominë e vendit, është humbur shum...
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...