Komisioni Shtetëror Zgjedhor është e gatshme për zgjedhjet presidenciale konfirmoi sot kryetari i saj, Oliver Derkoski, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai tha se “presim që muajin shkurt të caktohen zgjedhjet. Do të votohet në mënyrë e vjetër. Një nga punët e KSHZ-së është që të pastrojë listën zgjedhore”.
Derkoski tha se po punohet që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votohet me teknologjinë e re. Me pranimin e shenjave të gishtërinjve.
Ekzistojnë instrumente të cilat e lexojnë gishtin dhe bëhet verifikimi, paraqitet fotografia juaj, ndërsa pastaj del fleta e votimit.
Qëllimi i pranimit të teknologjisë së re, sipas kryetarit të KSHZ-së, është për shkak të vërejtjeve të vazhdueshme për defekteve dhe mungesave në listën zgjedhore dhe rritjen e besimit dhe zbatimin e parimit një person një fletë votim.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës