Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), Oliver Derkoski u kërkoi të gjithë pjesëmarrësve në zgjedhje që të sigurojnë një proces zgjedhor të drejtë dhe demokratik, duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.
Në një intervistë për AIM, ai tha se komisioni do të bëjë gjithçka që zgjedhjet të jenë të suksesshme, por këtë duhet ta bëjnë edhe pjesëmarrësit e tjerë.
Ai tha se numri i votuesve të regjistruar në listën e zgjedhore është reale dhe se secili që ka shtetësi dhe është më i vjetër se 18 vjeç, duhet të jetë në listë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, ka mbi 2.5 milionë qytetarë.
Ai njoftoi se rezultatet e para jozyrtare nga vetë vendvotimet do të shpallen më shpejt duke përmes fotografimit të raporteve, të cilat pastaj do t’i dërgohen Komisionit me kodet e mbrojtura.
Ai beson se në raundi i dytë do të arrihet censusi i nevojshëm dhe se do të zgjidhet president i ri i Republikës, por thekson se nëse kjo nuk ndodh, Komisioni është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja. Koha e mbajtjes të zgjedhjeve të reja, thotë Derkoski, përcaktohet nga kryetari i Kuvendit, i cili duhet t’i caktojë zgjedhjet, por thekson se as Kushtetuta, as ligjet nuk janë të sakta për atë se në cilën duhet të mbahen.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës