Deri në tetor nuk ka ligj për gjuhën shqipe në Maqedoni

13:34 | 13 Korrik 2017
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane i Maqedonisë, Bujar Osmani deklaroi se deri sa zgjat debati në kuvend do të arrijë draft-rekomandimi nga Komisioni i Venedikut në të cilin pritet të shqyrtohet ligji i gjuhëve në Maqedoni pas të cilit do të vijon procedura që i njëjti të propozohet nga qeveria në kuvendin e Maqedonisë ku edhe miratohet, shkruan Portalb.mk.

“Deri sa zgjat debati në Kuvend, do të arrijë rekomandimi nga Komisioni i Venedikut”, tha Osmani.

Duke parë se draft-rekomandimi i Komisionit të Venedikut vjen pas diskutimeve të autoriteteve ndërkombëtare, palëve të interesuara në shtet dhe i njëjti miratohet nga Komisioni i Venedikut gjatë sesionit plenar që mbahet katër herë në vjet, kuptuam se draft-rekomandimi për gjuhën shqipe nga Komisioni i Venedikut nuk mund të përpilohet më herët se në tetor, kur edhe parashihet të jetë seanca e ardhshme.

Komisioni i Venedikut historikisht është shpërfillur nga pushteti i deritashëm maqedonas.

Mirëpo, në Maqedoni këto këshilla të propozuara nga Komisioni i Venedikut në mënyrë kronologjike kanë qenë të shpërfillura dhe nuk përjashton mundësinë që e njëjta të ndodh edhe draft-rekomandimin për gjuhën shqipe.

Komisioni i Venedikut në bashkëpunim me OSBE/ODIHR në vitin 2009 pati miratuar opinion-draft për ndryshime në kodin zgjedhor të cilat ndërlidheshin me mirëmbajtjen dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor, mirëpo disa prej këtyre rekomandimeve në këtë opinion-draft edhe sot e kësaj dite janë të parealizuara, siç qëndron puna me përfaqësimin adekuat të gjinisë femërore në lista zgjedhore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme