Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali sot deklaroi se aktualisht nuk ka nevojë për masa shtesë për mbrojtje nga Covid-19.
Sali theksoi se qytetarët duhet të vazhdojnë të jenë të kujdesshëm.
“Dy ditët e fundit vërejmë rënie të numrit të të infektuarve të rinj, gjithçka është nën kontroll. Nuk ka nevojë për masa shtesë tek ne. Megjithatë secili vendim është javorë, më duhet ta theksoj, deri në mbledhjen tjetër të Komisionit për Sëmundje Infektive nuk do të ketë nevojë për masa të reja, megjithatë shpresoj edhe qytetarët të jenë të kujdesshëm, edhe vaksinimi të rritet, përqindja, që të mos ketë nevojë për masa të reja. Askush nuk i do, nuk janë populiste, por kur duhet, duhet”, theksoi mes tjerash ministri Sali.
Ai gjithashtu theksoi se nuk do të ndryshojë vendimi që gjysmëvjetori i dytë i vitit shkollor 2021/2022 të vazhdojë me prezencë fizike./Telegrafi/
Rriten me 20 për qind rastet e fruthit në botë
Sot fillon Fushata Globale ” 16 Ditët e Aktivizmit Kun...
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i C...
Autobusi del nga rruga dhe përfundon në humnerë, 17 viktima ...
Parashikimi i motit për sot në Shqipëri