Siç njoftojnë nga LAMM, komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet pa pegensa dhe nëpër rrugë të thata.
Dendësia e komunikacionit jashtë qyteteve është mesatar. Në vendkalimin kufitar në Tabanoc dhe në Bogorodicë ka dendësi të automjeteve, ndërsa koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga shteti është nga 45 deri në një orë. Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të qarkullimit, respektim të sinjalizimit të vendosur të komunikacionit dhe drejtim të kujdesshëm me automjetin, veçanërisht në rrugët nëpër fushëgropat, luginat e lumenjve dhe grykat malor, ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve.
Kjo veçanërisht ka të bëjë me akset rrugore Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Dellçevë./Telegrafi/
Lëndimet e shpeshta të Jamesit, flet trajneri Maresca
Vajza e Gjeneral Fadil Kodrës kandidate e Aleancës për deput...
Dermaku flet për Kosovën: Duhet të punoj fort dhe nëse jam i...
Rashica starton me Besiktasin në Europa League
Kurti në Prekaz: 28 Nëntori është datë themeltare e historis...
Asani: E kam dëgjuar që po më thërrasin mbreti i Azisë dhe n...