Deri ditën e premte do të bëhet i ditur emri i kandidatit të përbashkët të LSDM dhe BDI

21:10 | 27 Shkurt 2019
Arbresh.info

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim sot pasdite pas takimit me kryeministrin e kryetarin e LSDM Zoran Zaev në Kuvend tha se është arritur marrëveshje që në zgjedhjet presidenciale të shkohet me kandidat të përbashkët ndërsa emri do të bëhet i ditur deri ditën e premte.

“Biseduam për emrat dhe gjatë ditëve të ardhshme do të vendosim për njërin. Do të ketë mbledhje edhe me partitë tjera politike me qëllim që edhe ata të përshihen në nismë”, tha Ahmeti pas takimit me kryeministrin Zaev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në pyetjen e gazetarëve nëse për BDI janë të pranueshëm emrat e Oliver Spasovskit dhe Nikolla Dimitrov, Ahmeti nuk u përgjigj konkretisht, duke përsëritur qëndrimin se vendimi përfundimtar do të dihet deri në fund të kësaj jave.

Ahmeti shtoi se takimin me kryeministrin dhe kryetarin e LSDM, Zoran Zaev nuk kanë biseduar rreth mospajtimeve në koalicion.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme