Deputetja maqedonase letër Talat Xhaferit: Po kërcënohemi me jetë

11:13 | 14 Tetor 2018
Arbresh.info

Deputetja Frosina Tashevska – Remenski i ka dërguar kërkesë me shkrim kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, me të cilën e ka informuar se deputetët, por edhe familjet e tyre, më shumë se një vit ballafaqohen me kërcënime serioze, për çka ka kërkuar nga ai që të informojë MPB.

“Si kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ndërsa në kontekst të gjendjes shoqërore-politike dhe proceseve në Kuvend, me përgjegjësi dhe seriozisht dëshiroj t’ju informoj për klimën e dëmtuar demokratike në të cilën deputetët e Kuvendit të Maqedonisë e kryejnë funksionin e tyre.

Në fakt, më shumë se një vit është e dëmtuar klima shoqërore në të cilën deputetët janë ballafaquar me kërcënime publikisht të shprehura për jetën e tyre, sigurinë e familjeve dhe fëmijëve të tyre, si dhe ballafaqohen me fjali serioze të urrejtjes dhe linçim përmes rrjeteve sociale. E gjithë kjo, në mënyrë individuale dhe kolektive ndikon në ndjenjën e sigurisë së deputetëve dhe në lirinë e tyre për të realizuar lirinë e tyre kushtetuese dhe ligjore për të vendosur dhe votuar në Kuved.

Nga Ju kërkoj të informoni Ministrinë e Punëve të Brendshme që të ndërmerr të gjitha aktivitetet e domosdoshme për të mbrojtur integritetin fizik të deputetëve pavarësisht se cilës parti politike i përkasin, dhe të informoni Prokurorinë publike themelore përmes detyrës zyrtare për të hetuar të gjitha kërcënimet drejtuar deputetëve”, thuhet në letrën e Remenskit dërguar Xhaferit.

Para disa kohës, një letër kërcënuese ka arritur deri te deputetët e Kuvendit, edhe atë pak para se të votojnë për marrëveshjen për emrin.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme