Kuvendi i Maqedonisë sot përsëri duhet ta votojë Ligjin për ratifikimn e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ligji kthehet përsëri në Kuvend, pasi i njëjti nuk u nënshkrua nga ana e presidentit Gjorge Ivanov.
Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë në lexim të tretë është pika e vetme e rendit të ditës në seancën e 54-të të Kuvendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Më 20 qershor deputetët e Kuvendit të Maqedonisë me 69 vota “për” miratuan për herë të parë ligjin dhe të njëjtë ditë ligji u dërgua për tek presidenti Ivanov, i cili brenda afatit të paraparë me ligj njoftoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin e ligjit.
Që sot të kalojë Ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë “pro” duhet të votojnë 61 deputetë dhe përsëri duhet të dërgohet tek presidenti, i cili këtë herë sipas Kushtetutës është i detyruar ta nënshkruajë.
Pritet janë që edhe pas votimit të dytë në Kuvend, Gjorge Ivanov nuk do ta nënshkruajë ligjin dhe të do veprojë njëjtë si me Ligji për përdorimin e gjuhëve, duke përdorur të ashtuquajturën “veton e xhepit”.
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...
“Mua më pëlqen është çikë e mirë”, Driloni flet me Rovenën p...
Rama vijon traditën, ndan medalje ari për 188 nxënësit eksel...
Izraeli konfirmon për herë të parë vrasjen e liderit të Hama...