Deputetët sot duhet të mblidhen në Kuvend për të votuar qeverinë e re

08:38 | 31 Maj 2017
Arbresh.info

Debati në Kuvendin e Maqedonisë rreth formimit të qeverisë së re, dje ka përfunduar me fjalime të deputetëve si dhe me akuza dhe kundër akuza ndaj njëri-tjetrit. I fundit që foli në foltore ishte deputeti i LSDM-së, Petre Shilegov, i cili tha se nuk do të falë për ngjarjet e 27 prillit, duke akuzuar edhe kolegët e tij nga radhët e OBRM-PDUKM-së se qëndrojnë pas dhunës, njofton Telegrafi Maqedoni.

Pas fjalimit të Shilegovit, kryetari Talat Xhaferi ftoi të gjithë deputetët të mblidhen nesër në orën 12:00 për të votuar programin dhe përbërjen e re qeveritare, ku me shumë gjasa do të mbyllet në orët e vona të mbrëmjes së nesërme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme