Google ADS

Deputetët shohin futboll përderisa qeveria lufton me votën e mosbesimit

19:38 | 13 Prill 2018
Trina Galanxhi

Ky është një moment aspak i mirë, pasi disa deputetë të Kuvendit të Maqedonisë janë kapur duke parë futboll në Parlament.

Këto pamje kanë ardhur gjatë seancës së zgjatur, të shkaktuar nga një parti opozitare e cila nisi një votë mosbesimi në qeveri, transmeton portali arbresh.info

Ish-ministri Samka Ibraimoski dhe deputetët e Bashkimit Demokratik për Integrim u panë duke shikuar ndeshjen e Real Madridit kundër Juventusit, sipas njoftimeve të gazetës Sloboden Pecat.

Qeveria i ka mbijetuar votës së mosbesimit, të sjellë nga partia opozitare VMRO-DPMNE lidhur me trajtimin e marrëdhënieve me Greqinë dhe Bullgarinë.

Vota u konsiderua si një provë për axhendën e reformave të kryeministrit Zaev dhe politikën e përmirësimit të marrëdhënieve me të dy fqinjët si një hap për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian dhe NATO.

Gjashtëdhjetë e dy deputetë në parlamentin me 120 vende votuan kundër mocionit të mosbesimit, ndërsa 40 ishin në favor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme