Me 76 vota “për” dhe asnjë “të përmbajtur” dhe “kundër” deputetët e Kuvendit të Maqedonisë në vazhdimin e seancës së 53-të miratuan deklaratën për mbështetje të procesit për anëtarësim të vendit në NATO.
Deputeti i LSDM-së, Hari Lokvenec, tha se hyrja në NATO drejtpërdrejtë sjell siguri dhe stabilitet, ndërsa sipas tij, përfitimet indirekte nuk janë luftërat por ekonomia, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa Dragan Danev nga OBRM-PDUKM tha se partia e tij do ta mbështet deklaratën dhe do të jep kontribut në rrugën e Maqedonisë për anëtarësimin e plotë në NATO.
Seanca e Kuvendit pritet të vazhdojë pas pauzës së dha kryetari Talat Xhaferi, pasi një pjesë e deputetëve marrin pjesë në punën e komisioneve kuvendore.
Rama në Londër: Nisëm ligjore për të regjistruar fëmijët e s...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, mbi 50 pika në rend dite
Driloni, Anisës: Po tutem që të shikoj
Zelensky kërkon më shumë sisteme për mbrojtje ajrore të Ukra...
Rama në Britani e Madhe: Emocion kuqezi pak minuta përpara t...
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...