Deputeti i VMRO – DPMNE-së, Johan Tarçullovski sot nga arresti shtëpiak është dërguar në Prokurorinë për krimit të organizuar, e cili i shqyrton ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit.
Marrja në pyetje vjen pasi avokatët e të dyshuarve u ankuan se asnjëri nga klientët e tyre nuk është thirrur që t’i sheh provat për veprën që akuzohen.
Tarçullovski në mënyrë plotësuese nga Gjykata Penale kërkoi leje për të marrë pjesë në fjalimin e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, pasnesër në Kuvend. Përveç Tarçullovskit, në Prokurori u mor në pyetje edhe deputetja Zhaklina Peshevska e cila gjithashtu është në arrest shtëpiak, ndërsa për të enjten ftesë nga prokuroria ka marrë edhe Lupço Dimovski.
Zotëri Tarçullovski sot erdhi për të dhënë një deklaratë në lidhje me ngjarjet e 27 prillit. Deklaratën e dha para Prokurorisë kompetente dhe pikërisht për këtë kemi ardhur. A ju informuan për detaje tjera të hetimit? Tani është faza e hetimit dhe nuk mund të komentojë asgjë në lidhje me hetimin – deklaroi Antonio Apostolski, avokat./Gazeta Express/
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë
“Po edhe shumë”, Driloni më në fund pranon pëlqimin për Sarë...
Real Madridi ende synon transferimin e Haaland – gjithçka va...
Pacienti vdiq, tre mjekë në Fier hetohen për trajtim jo të d...
Vrasja e Liridona Ademajt: Naim Murselit dhe dy të tjerëve u...