Nesër në Komisionin për Çështje Mandatare dhe të Imunitetit pritet të vendoset për marrjen e mandatit të deputetit Nikolla Gruevskit.
Këtë komision e kryeso deputeti Pavle Bogoevski, por pas publikimit të bisedës ku dëgjohet se ai porositën mjete narkotike, opozita maqedonase OBRM-PDUKM konsideron se Bogoevski nuk ka kredibilitet t’i përfaqësojë qytetarët në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e OBRM-PDUKM-së thonë se ende nuk janë koordinuar nëse do të votojnë për marrjen e imunitetit të ish shefit të tyre.
Deputeti i LSDM-së, Kostadin Kostadinov marrjen e imunitetit të Gruevskit e quajti punë e pastër, dhe se secili që ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim, Artan Grubi tha se partia e tij e përkrahi nismën për marrjen e mandatit të deputetit të Gruevskit.
Ish kryeministrit mund t’i merret mandati për shkak se gjashtë muaj nuk merr pjesë në punën e Kuvendit. Mungesat janë për shkak se ai është në arrati në Hungari ku mori azil politik, me arsyetim se është i përndjekur politik nga pushteti aktual. Gruevski duhej ta mbaj dënimin prej 2 viteve burgim për rastin e PSP-së të quajtur “Tanku”.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...