Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot në seancë plenare kanë ratifikuar marrëveshjen për emrin me Greqinë, e cila ditën e diel u nënshkrua nga kryeministrat e dy vendeve.
Të pranishëm në seancë ishin vetëm deputetët e shumicës parlamentare, ku 69 votuan “pro” ndërsa nuk kishte as “kundër” dhe as “të përmbajtur”, njofton telegrafi Maqedoni.
Kryeministri Zoran Zaev në fjalimin e tij tha se me këtë marrëveshje nuk shkelen as identiteti dhe as gjuha maqedonase dhe kërkoi mbështetje nga gjithë deputetët e Kuvendit.
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi, nga foltorja e Kuvendit tha se me marrëveshjen me Greqinë hapet perspektiva euroatlantike për shtetin. Ai duke ju përgjigjur akuzave të OBRM-PDUKM-së, tha se nuk mund që gjithë shtetet evropiane dhe shumica e partive politike, të cilat e kanë mbështetur marrëveshjen, të jenë gabim.
Deputetët e partisë opozitare OBRM-PDUKM nuk morën pjesë në seancën e sotme për ratifikimin e marrëveshjes.
Përndryshe, gjatë ditës së djeshme edhe Komisioni për Çështje Evropiane i dha dritë jeshile marrëveshjes, ndërsa tani e njëjta do të dërgohet tek presidenti Gjorge Ivanov, i cili ka afat prej shtatë ditëve për ta nënshkruar.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...