Komisioni për të drejtat e njeriut, barazisë gjinore, personave të humbur dhe peticione i Parlamentit të Kosovës i udhëhequr nga nënkryetarja Duda Balje sot do të qëndrojë për vizitë në Kuvendin e Maqedonisë.
Deputetët nga Kuvendi i Kosovës do të kenë takime me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi, me anëtarët e Komisionit të përhershëm anketues për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe përfaqësues të Klubit të deputetëve.
Pas formimit të Qeverisë së re në Maqedoni, kjo është vizita e parë e deputetëve të Kosovës në Kuvendin e Maqedonisë./Telegrafi
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...