Google ADS

Deputetët e BDI-së njoftojnë Kuvendin se do të marrin pjesë në mënyrë aktive në referendum

21:01 | 24 Gusht 2018
Arbresh.info

Grupi parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim sot njoftoi kryetarin e Kuvendit se do të marrin pjesë aktivisht me të gjithë deputetët e saj në fushatën të cilën duhet ta udhëheq Kuvendi si autorizues dhe përkrahës i referendumit që duhet të mbahet më 30 shtator të këtij viti.

“Duke marrë parasysh zgjedhjet tona personale si deputetë, por edhe të partisë, angazhimet strategjike dhe ideologjike të integrimit të Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe NATO, të gjithë deputetët e BDI-së, me mbështetjen e qeverisë lokale dhe të ekzekutivit, dhe shoqërisë civile do të bëjë fushatë “për” marrëveshjen e Prespës dhe integrimet e suksesshme euroatlantike të vendit tonë, për shkak se referendumi i suksesshëm siguron paqe, stabilitet, siguri, sundimin e ligjit, barazisë, zhvillimit ekonomik dhe mirëqenies sociale, si dhe rreshtim i vendit tonë krah për krah me vendet e familjes së madhe euroatlantike” thuhet deklaratë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme