Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, deklaroi se Serbia ka pasur lidhje me sulmin e grupit të Milan Radoiçiqit më 24 shtator të vitit 2023 në veri të Kosovës. Kjo deklaratë nxiti reagimet e disa deputetëve të Bundestagut dhe analistëve perëndimorë. Madje ka prej tyre që duke iu referuar Serbisë, u shprehën që shtete të tilla që synojnë të vrasin, nuk duhet të gëzojnë imunitet në Këshillin e Evropës.
Shtetet e Bashkuara janë duke i kërkuar Serbisë, përgjegjësi për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë.
“Nuk kishim nevojë të bënim një hetim. Ne kishim inteligjencë dhe rezultatet e hetimit janë shumë afër me atë që kemi kuptuar. Pra, ne nuk po i kërkojmë Serbisë një hetim lidhur me atë që ka ndodhur më 24 shtator. Ne po kërkojmë përgjegjësi”, tha Escobar.
Kjo deklaratë nxiti reagimet e disa deputetëve gjermanë dhe analistëve perëndimorë. Gerald Knaus, kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, tha se paramilitarët që synojnë të vrasin, nuk duhet të gëzojnë imunitetin e asnjë shteti anëtar të Këshillit të Evropës.
“Kjo është një çështje e madhe e shtetit ligjor. Paraushtarakët që synojnë të vrasin nuk duhet të gëzojnë imunitet të asnjë shteti anëtar të Këshillit të Evropës. Pasi kjo do t’i inkurajonte ata ta bënin përsëri”, tha Knaus.
Edhe deputeti gjerman në Parlamentin Evropian, Reinhard Butikofer, komentoi deklaratën e emisarit amerikan Gabriel Escobar, që ka të bëjë me përgjegjësinë e Serbisë për sulmin terrorist në Banjskë.
“Escobar konfirmon disa lidhje financiare dhe organizative midis shtetit serb dhe sulmeve në Banjskë. Për masat kundër Republikës së Serbisë (thotë) nuk mund të komentoj për këtë tani. I pyetur sa kohë do të prisni që Republika e Serbisë të arrestojë Radoiçiqin? Më lejoni të komentoj për këtë më vonë”, shkroi Butikofer.
Me doza ironie, deklaratën e emisarit Escobar e komentoi edhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Daniel Serwer.
“U deshën 6 muaj, por më mirë vonë se kurrë”, shkroi ai.
Faktin se personi kryesor përgjegjës për sulmin terrorist në Basnjkë, Milan Radoicic është i lirë, emisari Escobar e cilësoi të papranueshme. Sipas tij, nuk ka vend për të si njeri i lirë./rtk
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...
Lansohet platforma për raportimin e korrupsionit