Njëmbëdhjetë mijë euro do të jenë në dispozicion për secilin deputet të Kuvendit i cili dëshiron të udhëheq fushatë për referendum. Pa dallim se cilën anë përfaqëson, “pro”, apo “kundër”, deputeti nëse kërkon hapësirë mediale, Kuvendi është i obliguar që t’i mundësojë qiranë mediale, ndërsa deputetët që përfaqësojnë të njëjtin qëndrim mund ta shfrytëzojnë atë bashkërisht.
Vendimi i mëparshëm që ministritë të financojnë është anuluar, kundrejt kësaj Qeveria për nevojat e Kuvendit për fushatën e referendumit ndau 80 milionë denarë nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kuvendi me këto para do të paguajë qiranë e të gjithë mediumeve të cilët kanë dorëzuar çmimore sipas rregullores së KSHZ-së. Në pajtim me rregulloren e qirasë mediale, këto mjete do të jenë proporcionale, të barabarta, të ndara racionalisht për të gjithë deputetët më pas do të duhet të deklarohen, dhe brenda në Kuvend do të vendosin se për çfarë llojit fushate do të procedohet dhe në përputhshmëri me kohën ta shfrytëzojë qiranë mediale”, deklaroi Boshnjakovski.
Se si do të veprojë shumica, si deputet individualisht ose si grup deputetësh, akoma nuk është definuar, thotë në një telefonike për 1TV, kooridanatori i grupit të deputetëve të partisë në qeveri, Tomislav Tuntev.
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë