Google ADS

Dënimi me burg, Jankullovska: Nuk e kam ndërmend të ik askund

12:04 | 19 Shtator 2020
Arbresh.info

Jankullovska: Nëse dikush më kërkon, jam në shtëpi

Ish-ministrja e Punëve të Brendshme, njëherë e dënuar për rastin “Tanku”, ka publikuar një shkrim në facebook pasi Gjykata Supreme dje konfirmoi dënimin me 4 vjet burg.

“Nuk ka nevojë për spektakël, rrethim i ndërtesës ku jetoj, shqetësim dhe bastisje e fqinjëve. Nëse dikush më kërkon, unë jam në shtëpi, dhe as që më bie ndërmend të ik askund. Asgjë nuk është më e shtrenjtë se çdo moment i kaluar me familjen”, ka shkruar Jankullovska./alsat

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme