Qeveria e Dimitar Kovaçevskit ka propozuar në Parlament ndryshimet në Kodin Penal, duke ulur dënimin me burg për për veprën e shpërdorimit të detyrës së zyrtarëve.
Me “flamur europian” me procedurë të përshpejtuar qeveria propozon të bëhen ndryshime në Kodin Penal.
Me ndryshimet parashihet që të ulen dënimet me burg për veprën e penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare” dhe “bashkim kriminal”.
Të përkujtojmë se ndryshime të këtilla ligjore, në vitin 2018 në takimet e liderëve Zaev – Mickoski, kërkonte VMRO-DPMNE-ja me qëllim të vjetërimit të lëndëve për funksionarët e Qeverisë së Nikolla Gruevskit.
Kanë reaguar nga blloku opozitar shqiptar.
Besa, Alternativa dhe Lëvizja Demokratike, kanë drejtuar akuza në adresë të ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga dhe Qeverisë se me këto ndryshime qeveria përpiqet ta shpëtojë Nikolla Gruevskin dhe funksionarët tjerë të korruptuar.
Nga opozita shprehen të bindur se pushteti aktual po bëhet gati për opozitë.
“Se si lidhet shpëtimi i Gruevskit me Bashkimin Europian, këtë mund ta dinë vetëm treshja Kovaçevski-Ahmeti-Taravari. Përveç kësaj, ne kemi dyshime të thella dhe të bazuara se ndryshimet e Kodit Penal po propozohen edhe sepse eksponentë të lartë të BDI-së, por edhe të LSDM-së, e dinë se pas zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në opozitë dhe prandaj duan të krijojnë kornizë që mos t’i kap ndjekja penale. Se për çfarë frikësohen, ata e dinë më së miri, ndërsa ne do ta marrim vesh vetëm pasi që ta kemi në dorë pushtetin”.
Sipas propozimit, dispozitat e nenit 353 për dënimet me burgim së paku 3 dhe 5 vjet duhet të shfuqizohen dhe në vend të tyre të vendoset dënimi me burgim nga një deri në katër vjet.
Me përcaktimin e kufirit të sipërm të dënimit të mundshëm me burg, hapet mundësia e vjetërimit edhe më të shpejtë, gjë që tashmë është bërë praktikë në çështjet gjyqësore me ish-zyrtarë.
Pavarësisht se ndryshimet e paralajmëruara ligjore që mbajnë firmën e Qeverisë, dalin nga Programi Kombëtar për miratimin e të drejtës së BE-së, në opinionin e vendit nuk përjashtohet mundësia që ky veprim të bëhet me qëllim të sigurimit të 2/3 të votave të domosdoshme në Kuvend, për ndryshimet kushtetuese./KlanMaqedonia/
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas
Përfundon regjistrimi i votuesve nga jashtë, Elezi nga KQZ t...