Prokuroria Themelore Publike – Shkup ka propozuar deri te Gjykata dënim për 20 qytetarët për mosrespektim të masave shëndetësore të Qeverisë.
Ata akuzohen në bazë të nenit 206, ku theksohet se qytetarët duhet të respektojnë masat shëndetësore ne kohën e epidemisë.
Shumica , 19-të prej tyre, akuzohen se nuk kanë respektuar orën policore, ndërsa njëri prej tyre akuzohet e nuk ka respektuar për izolim.
Prokuroria propozon që të akuzuarit të dënohen me 100 gjoba ditore, duke llogaritur që një gjobë ditore të jetë 20 euro, transmeton portalb.mk.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të kaluara sipas statistikës së MPB-së, ndalesën për lëvizje në nivel të gjithë shtetit nuk e kanë respektuar 90 persona, me çka janë arrestuar 57, ndërsa për të tjerët janë marrë të dhëna dhe do të ketë masa adekuate.
Von der Leyen arrin në Tiranë, pritet nga Rama
Disa studentë të universitetit paralel të Mitrovicës protest...
Liga e Kampionëve e “mbushur” me futbollistë shqiptarë, dhje...
Meta përplaset me prokurorët e SPAK-ut në sallën e gjyqit
Hezbollahu goditi shtëpinë e plazhit të Benjamin Netanyahut,...
Konjufca priti në takim të rinjtë e Shkollës Diplomatike