Të martën në Shkup arrin shefi i diplomacisë greke, Nikos Dendias, i cili në intervistë për radion greke ‘Real fm’ deklaroi se nuk është i sigurt nëse do të mund të ndryshohet qëndrimi i Francës por se do të përpiqen disa herë.
Dendias dhe zëvendësministri i Punëve të Jashtme i angazhuar për diplomaci ekonomike, Kostas Frankojanis në 26 nëntor arrijnë në Maqedoni, ndërsa zëdhënësi i MPJ-së greke, Aleksandros Genimatas theksoi se një nga temat do të jetë marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Dendias para vizitës së tij në Shkup vërtetoi qëndrimin e Greqisë e që është përkrahje në zgjerimin e BE-së për shkak se kjo është në interesin e Evropës dhe Greqisë.
Ai tashmë kishte takim me Dimitrovin në Bruksel ndërsa javën e ardhshme në Athinë arrijnë edhe ministri i jashtëm i Punëve të Jashtme të Holandës. Holanda ishte njëra ndër tre vendet që thanë ‘jo’, kurse Dendias deklaroi se do të vizitojë Danimarkën dhe planifikon takim edhe me francezet.
Veliaj falënderon Ursula von der Leyen për fjalët e mira për...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
“Partizani”, Berisha në gjyq/ GJKKO vendos nëse dosja ndaj i...
Dialogu Kosovë-Serbi/ Mbahet sot takimi i radhës në Bruksel,...
Osmani i prinë sot manifestimit tradicional “Ecja Simbolike”...
Hapet sot ekspozita me fotografi nga gjenocidi në Srebrenicë