Dëmtohen shënimet e përmendores së Lekës së Madh në Prilep

21:36 | 20 Gusht 2019
A. B.

Në tabelën e Lekës së Madh në Prilep, është fshirë fjala ‘helene’.

Edhe në Shkup më herë u demoluan shënimet në përmendore, të cilat u vendosën sipas Marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga Bashkia e Shkupit njoftuan se do të mbikëqyren përmendoret që të mos prishen shënimet e vendoura, që u shkruan në gjuhë shqipe, maqedonase dhe angleze.

Bashkia e Shkupit i sanoi pjesët e dëmtuara, ndërsa shënimet aty ku u hoqën përsëri u vendosën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme