Kryetari i bashkësisë lokale të Kërstacit, Dragolub Manoloviq, ka thënë se dëme materiale janë shkaktuar në Golia të Malit të Zi, ku ka qenë epiqendra e tërmetit (fshati Çaragje).
“Miladin Manojloviqit i është rrënuar hambari dhe çdo fshat i Goliës më thërret se u janë plasaritur shtëpitë dhe hambarët, se ka shumë çati të dëmtuara. Në rrugën Nikshiq – Kërstac ka disa rrëshqitje të dheut”, ka thënë Manojloviq për “Vijesti”.
Për shkak të rrëshqitjes së dheut, e cila është shkaktuar nga tërmeti, rruga për në pikën kufitare Kërstac ka qenë e mbyllur për qarkullim deri në orët e para të mëngjesit. Vendasit hapën rrugën për kalimin e policëve. Rrëshqitje të dheut ka pasur edhe në disa pjesë të rrugës lokale në Golia.
Aty jetojnë rreth 130 amvisëri.
Tërmeti me magnitudë 5.4 ballë të shkallës Rihter ka tronditur territorin e Malit të Zi në ora 4:06 të mëngjesit të sotëm.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?