Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut i përbërë prej Hari Llokvenec, Ejup Alimi, Emilija Aleksandrova dhe Ane Llashkoska, do të marrin pjesë në Konferencën Ndërparlamentare të organizuar nga Komisioni për Politikë të Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe Komisioni për Politikë të Përbashkët të Sigurisë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, që do të mbahet prej 6 deri më 9 mars 2019 në Bukuresht të Rumanisë.
Në Konferencën Ndërparlamentare do të hapet debati për zbatimin e prioriteteve të Kryesimit të Rumanisë me Këshillin e Bashkimit Evropian (janar – qershor 2019), ku fjalim do të mbajë Federica Mogherini, përfaqësuese e lartë e politikës së jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe një numër i madh i ministrave të Republikës së Rumanisë dhe përfaqësues të Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe vendeve anëtare të BE-së.
Gjithashtu, në Konferencën ndërparlamentare, sipas agjendës, është paraparë edhe diskutim për çështje të rëndësishme dhe aktuale si: prioritete dhe strategjia për të ardhmen e sigurisë evropiane, Partneriteti lindor dhjetë vite – aspirata evropiane, rëndësia strategjike e Malit të Zi në Bashkimin Evropian, Evropa në kontekst global, mënyrat për përforcimin e mbrojtjes në Bashkimin Evropian, Bregziti, perspektivat e ardhshme të Bashkimit Evropian për vendet e Ballkanit Perëndimor në procesin e zgjerimit, dhe temat tjera aktuale.
AUV në pritje të rezultateve për mandarinat e importuara nga...
E akuzoi se ka pëlqim ndaj tij, Gresa shpërthen në lot nga X...
Grupi “Shkodra Elektronike” me një falënderim të veçantë për...
Haziri në 35-vjetorin e LDK-së: Kjo familje e Rugovës ia dha...
Isak, objektiv i gjigantit francez
Eskalon situata mes Xuxit dhe Gresës, e lagin njëri-tjetrin ...