Google ADS

Delegacion i ish-anëtarëve të PE-së për vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut

17:22 | 3 Tetor 2020
A. B.

Asociacioni i ish-anëtarëve të Parlamentit Evropian më 4 dhe 5 tetor do të organizojë vizitë virtuale në Maqedoninë e Veriut e që do të ketë për qëllim promovimin me dialogut konstruktiv dhe mbështetje të demokracisë parlamentare.

Delegacioni, që do të udhëhiqet nga kryetari i Asociacionit dhe ish-anëtari i PE-së, Hans Gert Potering, do të mbajë online takime me përfaqësues të lartë qeveritar, me përfaqësues nga Kuvend si dhe me përfaqësues të sektorit civil dhe studentë.

Ish-anëtarët e PE-së, pritet të kenë online takim me presidentin Stevo Pendarovskit, kreun e Kuvendit, Talat Xhaferi, ministrin MPJ- së, Bujar Osmani dhe me zëvedëskryeministrin për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov.

Delegacioni përbëhet nga 15 ish-anëtarë të Parlamenteit Evropian nga Gjermania, Italia, Franca, Britania e Madhe, Spanja, Greqia dhe Sllovenia./Telegrafi/

Të ngjashme