Google ADS

Delegacion i afaristëve grek për vizitë dy ditore në Maqedoni

10:33 | 30 Shtator 2017
M. A.

Një delegacion i zgjeruar nga sektorët e agro-biznesit, ndërtimtarisë, industria ushqimore, qumështit, verës, industria e çelikut dhe industria kimike, sot do të marrin pjesë në një forum bilateral ekonomik në Shkup që organizohet nga Shoqata e odave ekonomike të Maqedonisë, nën patronazhin e Universitetit Columbia në SHBA.

Delegacion i afaristëve, i udhëhequr nga Kiriakos Lefakis, do të qëndrojë në Maqedoni për dy ditë ku përveç pjesëmarrjes në forum, do të ketë takime me kryetaren e Shoqatës së odave ekonomike, Danella Arsovska. Në këtë forum do të marrë pjesë edhe ministrja pa resor e angazhuar për investime të huaja, Zorica Apostollska.

Forumi bilateral ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë mbahet si rezultat i marrëdhënieve të mira ndërmjet organizatave të dy vendeve. Në vitin 2015, për herë të parë nga pavarësimi i Maqedonisë, SHOEM nënshkruajti marrëveshjen e parë bilaterale për bashkëpunim, pas çka u mbajt edhe forumi i parë ndërmjet afaristëve të dy shteteve në Selanik, të cilin e hapi kryetari i komunës së Selanikut, Janis Butaris.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme