Google ADS

Dekreti i anulimit të zgjedhjeve, Voltana Ademi letër Policisë kërkon mbështetjen për lirimin e KZAZ-ve

10:44 | 17 Qershor 2019
Arbresh Info

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi i ka dërguar një kërkesë zyrtare Policisë së këtij Qarku, ku i kërkon mbështetjen për lirimin e ambienteve të Komisioneve Zonale të Administrimit të Zgjedhjeve.

Në letrën e saj, Ademi thekson se Policia duhet të jetë prezentë dhe të mbështesë bashkinë e Shkodrës në lirimin e këtyre ambienteve, pas dekretit të Presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve.

Ademi i referohet ligjit për qeverisjen vendore dhe për këtë arsye kërkon që Policia të ndihmojë në lirimin e KZAZ-ve nr.2, nr. 4 dhe nr.5 /gazetaexpress

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme