Drejtori i Komitetit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian dhe raportuesi për Serbinë, David McAllister është pritur sot në Beograd nga presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në hyrje të ndërtesës, ai është pyetur nga gazetarët se çfarë mesazhe ka sjellë ai për Serbinë.
Megjithatë McAllister nuk ka pranuar që të jap detaje, duke thënë se një gjë të tillë do ta marrin vesh nesër.
“Nesër është konferenca për media, na duhet të bisedojmë së pari”, ka thënë ai, shkruan tanjug.
McAllister së bashku me një delegacion të Parlamentit Evropian pas Serbisë do të vizitojnë edhe Kosovën, ku pritet të takojnë krerët e institucioneve me të cilët do të flasin ekskluzivisht për vazhdimin e dialogut të Brukselit.
Bashkë me McAllsiter do të jetë edhe raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes.
Në komunikatën e lëshuar për media, është thënë që ky do të jetë delegacioni i fundit që do ta vizitojë Kosovën përgjatë kësaj legjislature në Bashkimin Evropian.
Ndër të tjera ky delegacion kanë treguar hapur që nuk e mbështesin idenë e korrigjimi të kufijve dhe krijimin e shteteve një etnike.
Ndërkohë në Kosovë kanë arritur sot edhe dy përfaqësues të administratës së Donald Trump, të cilët do të takojnë krerët e institucioneve, e sipas Haradinajt, temat që do të diskutojnë me ta nuk do të jenë të lehta
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës