Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët në emisionin e sontëm “Rruga drejt …” u shpreh se partitë politike shqiptare fillimisht kanë mbështetur nevojën për miratimin e ligjit për shtetësi të propozuar nga koalicioni ASH-AAA, megjithatë sipas saj më pas këto subjekte kanë devijuan nga qëndrimet e tyre fillestare.
Për deputeten Dauti është e papranueshme që para botës të deklarohesh si shtet demokratik, madje duke nënshkruar edhe shumë konventa ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, ndërkohë që në praktikë situata është krejt ndryshe, dhe këtë më së e miri e pasqyron numri i lartë i personave të cilët nuk gëzojnë të drejtën e shtetësisë.
“Gjërat të cilat i bëjmë për tu dukur në sy të botës shtet sa më demokratik duhet ti bëjmë edhe praktikisht sepse fatkeqësisht të dhënat flasin se kemi mijëra qytetarë të cilët nuk e gëzojnë të drejtën e shtetësisë. Ashtu siç edhe ju e potencuat ka raste kur ata edhe jetë kanë ndërruar me ëndrrën se një ditë të mund të jenë qytetarë, së paku të thirren qytetarë, sepse këtyre qytetarëve që ju mungon lidhja juridike me shtetin mund të llogariten si persona inekzistent se sa që janë qytetarë me kuptimin e plot të fjalës. Duke u nisur nga kjo ASH dhe AAA kemi iniciuar ndryshime të Ligjit për shtetësi”, tha Ilire Dauti, deputete e ASH-së.
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...
Rama: Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë ekonomike, për ...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Konjufca: Luftimi i dhunës në familje dhe bazë gjinore është...
Sara për Drilonin: Nuk i falet, më thoshte jam prapa teje
Kurti: Puna për një shoqëri gjithëpërfshirëse po vazhdon, ar...