Zëvendëskryeministri Bujar Osmani, nga radhët e Bashkimit Demokratik për Integrim, tha se për BDI-në nuk është e rëndësishme data e zgjedhjeve por shëndeti i qytetarëve.
Ai në Alsat tha se BDI-ja dje në takimin te Presidenti ishte e vetmja parti që shkoj atje me zërin e arsyes dhe pas as një datë konkrete për zgjedhjet.
“Ne shkuam atje më shumë me idenë se është mirë të arrihet një konsensus, sepse edhe një herë të hyjmë në një krizë të re të thellë politike, tani në kohë pandemie, do të jetë gjëja më e urryer midis qytetarëve. Fjala më e shpeshtë që përdorte Ahmeti ishte ajo e darkodësisë- tha Osmani.
Ai potencoi se BDI-ja është e hapur për zgjedhje që tani deri në fund të dhjetorit, vetëm me kushtin që mos kërcënohet shëndeti i qytetarëve.
SHSKUK: Që nga funksionalizimi i PET/CT, buxhetit të shtetit...
Osmani uron Ditën e Forcës: Heronjve dhe dëshmorëve që hodhë...
2 Korriku pëson humbje në ndeshjen e parë të play-offit për ...
Kurti uron Ditën e Forcës: FSK-ja është ushtri e një vendi d...
Të paktën 17 palestinezë të vrarë në sulmet e reja izraelite...
Sulmuesi kosovar, Eliot Bujupi realizoi gol ndaj skuadrës ng...