Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut për Maqedoninë, ku çështje më të ndjeshme ka përmendur torturën e rojtarëve të burgjeve, ndërhyrjen në privatësi, dhunën mbi gazetarët, mungesë të pavarësisë së gjyqësorit, korrupsionit si dhe dhunën mbi personat LGBTI.
DASH në raport thekson se Ligji ju mundëson që të akuzuarit të bisedojnë me avokatët e tyre, ndërsa pushteti jo çdo herë i informon të akuzuarit për këtë të drejtë dhe jo çdo herë i lejon që të konsultohen me avokatët e tyre, para se të dorëzojnë ankesë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Ekzistojnë raste kur policia fton të dyshuarit dhe dëshmitarët në stacionin policor për biseda informative, pa i njoftuar për të drejtat e tyre dhe pa praninë e këshilltarit juridik”, thuhet në raport.
Në raporti theksohet se Avokati i Popullit ka marrë dy ankesa për shkak të arrestime arbitrare, ndërsa një numër i madh i rasteve gjyqësore për funksionarë të lartë akoma nuk janë zgjidhur për shkak të anulimit të shpeshtë të seancave gjyqësore.
Në raportin e DASH thuhet se financimi joadekuat në gjyqësor vazhdon të pengojë operacionet gjyqësore dhe efektivitetin./Telegrafi/
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës