Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) është deklaruar për Maqedoninë, pas marrjes së propozimit pozitiv dhe pa kushte për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).
DASH deklarohet se ofrojnë mbështetje të pa rezervë për të ardhmen euro-atlantike të Maqedonisë, dhe se SHBA-të vazhdojnë të punojnë me Maqedoninë në sfidat që vijnë, shkruan Telegrafi.
Nga atje thonë se “me Qeverinë punojnë në zbatimin e reformave gjyqësore dhe sundimin e ligjit, lirinë e mediave dhe qeverisjen e përgjegjshme. SHBA-të mbeten mik i besueshëm dhe partner i Maqedonisë dhe e mbështetin në të ardhmen euro-atlantike të vendit”.
Gjithashtu, SHBA-të japin mbështetje për bisedimet e ripërtërira për çështjen e emrit, nën patronazhin e OKB-së, duke kërkuar nga të dy vendet që të shfaqin fleksibilitet të nevojshëm dhe kreativitet për të arritur një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët. /Telegrafi/
Veliaj përfundon dëshminë në SPAK pas rreth 5 orësh: Do jap ...
Krimet ekonomike në Komunën e Graçanicës, dy persona shoqëro...
Mbledhja e KQZ-së dështon, VV revoltohet për afatin e regjis...
Nesër, nga ora 15:00, mbyllet qarkullimi në segmentin Kijevë...
Ismaili: Dërgesat e mërgatës deri në muajin shtator 2024 arr...
Leo i nervozuar me veprimin e Vullnetit