Uashington, 18 nëntor- SHBA i bën thirrje Sofjes dhe Shkupit që të zgjidhin kontestet bilaterale jashtë procesit qasës në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët- anëtarësimi i Maqedonisë në BE.
Kështu kanë deklaruar nga shërbimi për media i Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ata theksojnë se SHBA she Bullgaria janë përkrahës të fortë të integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.
SHBA, theksohet në deklaratën, janë të qartë në dëshirën e tyre për ta parë Maqedonisë se si futet në fazën e ardhshme të procesit, me mbajtjen e konferencës së parë ndërqevertiare në fund të vitit.
“Procesi i zgjerimit promovon paqe afatgjate, stabilitet dhe prosperitet në tërë rajonin. Vendimi i BE-së, të hap bisedimet qasëse me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë në mars ishte hap pozitiv dhe ishte në shërbim të narrativit të rejshëm se shoqëria transatlantike po e le pas vete Ballkanin”, thuhet në deklaratën, përcjell SHENJA.
Nga DASH thonë se çdo pengesë në qasjen e këtyre vendeve në BE, e rrezikon hapjen e çështjes së kredibilitetit të BE-së në rajon.
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...
Arteta i shqetësuar pas lëndimit të Sakas, futbollisti prite...
Tensione në protestën e opozitës, shoqërohen në polici katër...
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...