Danielsson: Vëmendja të jetë tek reformat dhe jo në zgjedhjet e parakohshme

15:55 | 29 Janar 2019
Arbresh.info

“Momenti pozitiv që është mundësuar pas nënshkrimit të marrëveshjes së Prespës duhet të mbahet dhe mbrohet. Vëmendja duhet të kthehet në reformat në prag të qershorit kur Këshilli i BE-së duhet të vendos për hapjen e bisedimeve. Zgjedhjet e parakohshme do ta tërhiqnin vëmendjen dhe duhet energji”, tha Christian Danielsson.

Ai shtoi se vëmendja duhet të jetë në dhënien e rezultateve dhe gjitha përpjekjet duhet të drejtohen atje, përcjell telegrafi maqedoni.

“Besoj se zgjedhjet e parakohshme do ta merrnin vëmendjen dhe nuk do të jeni në gjendje që të jepni energjinë e nevojshme me qëllim që të adresoni çështjet e ngelura. Këtu flasim për reforma në gjyqësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimin e organizuar, reformat në siguri dhe funksionimin e administratës publike”, tha Danielsson.

Danielsson shtoi se përveç ligjeve të miratuara, duhet të shikohet edhe zbatimi i reformave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme