Daniel Serwer do ta vizitojë Maqedoninë

19:52 | 21 Prill 2018
Arbresh.info

Analisti amerikan Daniel Serwer do të vizitojë Maqedoninë me ftesë të kryetarit të Komisionit për Çështje Evropiane, Artan Grubi.

Serwer të martën do të mbajë fjalim para deputetëve në seancë, ku do të rishikohet raporti i Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas informacioneve, Serwer do të ketë takime me kryeministrin Zoran Zaev, kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti dhe kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi.

Serwer ka kërkuar takime edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe kryetarin e OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, por deri tani nga ata nuk ka konfirmime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme