Google ADS

Danas: Vuçiq i kontrollon të gjitha tabloidet në Serbi

17:34 | 16 Tetor 2021
S D

“Partia Progresive Serbe, përkatësisht presidenti i saj, Aleksander Vuçiq, është në fakt redaktor i të gjitha tabloideve kryesore në vend, në të cilat asnjë tekst kritik për të nuk është shfaqur që kur erdhi në pushtet në 2012. Përveç Kuririt, në dy raste, veçanërisht në fazën “Serbia, më fal”, e cila zgjati për një kohë të shkurdër, derisa pronari i atëhershëm Aleksander Rodiq u pajtua me Vuçiqin.”

Kështu e nis shkrimin kritik media serbe “Danas” ku thotë se presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq i kontrollon të gjitha tabloidet kryesore në Serbi.

“Informer, Srpski Telegraf, Kurir dhe Alo janë tabloidët më me ndikim pro-regjim që lavdërojnë karakterin dhe veprën e Aleksander Vuçiqit, duke sulmuar këto që kritikon politikën e tij, pa iu shmangur gënjeshtrave, fyerjeve dhe shpifjeve. Ndonjëherë sulmet ndaj disidentëve të Presidentit të Serbisë kthehen në një fushatë dhe bëhen aq të forta saqë “objektivat” e tyre rrezikojnë sigurinë dhe madje edhe jetën. Udhëheqësit e opozitës janë quajtur si farkëtarët e “planeve të ferrit” për të vrarë presidentin, duke përgatirut vrasje dhe gazetarët – mercenarë të huaj, tradhëtarë”, thuhet në artikullin e Danas.

“Personi më i shquar që shfaqet në publik me histori të tilla, duke i përsëritur të paktën një herë në javë në Pink ose Happy, është pronari dhe kryeredaktori i Informer, Dragan J. Vuciceviq. I pyetur nëse ka botuar ndonjëherë një tekst kritik për Vuçiqin, Viçeviq i tha Danasit se ai e bëri disa herë.

“Urrejtja e juaj e sëmur do t’iu mbys juve. Kontaktoni Gjilasin për ndonjë kredi. Ai do t’iu japë”, i ka thënë Vuçiqeviq gazetares së “Danas”-it, Katarina Zivanoviq.

Megjithatë “Danas” rikthen në kujtesë faktin se Vuçiqeviq më përpara ka pasur një mendim negativ për Vuçiqin, deri në vitin 2012 kur ky i fundit u bë zëvendëskryeministër.

“Ne s’kemi gjetur asnjë tekst kritik për Vuçiqin në këto media, dhe kryeredaktori i Telegrafit serb, Milan Landeviq, nuk është përgjigjur në thirrjet dhe mesazhet tona me pyetje se kur e kanë kritikuar Vuçiqin një herë. Disa orë më pas, një gazetar i këtij tabloidi e ka teleffonuar kryeredaktorin e Danas, Drazha Petroviq “Kur ka qenë hera e fundit që e keni kritikuar Gjilasin, në çfarë teksti”. Kësaj pyetje i jemi përgjigjur duke i dërguar një link të publikuar në Danas ku kritikohet ai. Kryeredaktori i Alo, Vasilije Popoviq, s’ka dashur të flasë për atë se kur e kanë kritikuar Vuçiqin”, shkruan tutje në artikullin e Danas.

Vesna Radojevic, gazetare nga KRIK dhe redaktore e Raskrikavanja, vlerëson për gazetën Danas se qeveria financon tabliodet nëpërmjet reklamave të kompanive shtetërore, prokurimeve publike dhe konkurseve për projekte të bashkëfinancimit.

“Qeveria financon ato tabliode përmes reklamave të kompanive shtetërore, prokurimeve publike, konkurseve për projekte të bashkëfinancimit, kështu që është e vështirë të pritet që ata të sulmojnë atë që i paguan ato. Në këtë drejtim, natyrisht, një sulm ndaj njerëzve nga SNS është planifikuar gjithmonë dhe me miratimin paraprak të udhëheqjes së partisë. Karakteri i këtyre “mediave” dhe redaktorëve është i bindur. Pra, nuk mund të jenë profesionisht”, tha ajo.

Linku;

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme