Kryetari i Partisë Socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, i është bashkuar histerisë së zyrtarëve serbë të cilët po i thurin lavde presidentit të tyre, Aleksandar Vuçiq para takimit me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Daçiq ka bërë thirrje për unifikim në Serbi, pasi sipas tij në këtë situatë do të zgjidhet një opsion mes luftës dhe paqes.
“Të gjitha subjektet politike në Serbi duhet të jenë të bashkuara në mbështetjen e tyre për presidentin Vuçiq në këto ditë kur praktikisht po merren vendime për luftë apo paqe në Kosovë”, tha ai për Tanjug.
Vuçiq, i cili ka kërcënuar me luftë, sipas Daçiqit “dëshiron ta ruajë paqen”.
Daçiq i ka bërë thirrje edhe Bashkimit Europian që të reagojnë kundër Kosovës, me vendime që tha se “e rrezikojnë paqen”.
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...