Daçiq nuk kërkon falje për “çështjen e emrit”
“Sillemi me Maqedoninë, sikur sillen ata me ne”
Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq hedh poshtë mundësinë e kërkim faljes për Maqedoninë, pas polemikave me Shkupin zyrtar rreth njohjes së emrit kushtetues të Maqedonisë.
Daçiq ka thënë madje se serbët “janë budalla” pse e njohën “Republikën e Maqedonisë” dhe ngatërruan raportet me Greqinë, kurse Shkupi zyrtar i shkon për shtati tërë kohën Kosovës, për të cilën Serbia ka pretendime territoriale!
“Sic e dini, ne [v.j. Serbia] e kemi njohur atë, sipas emërtimit, Republika e Maqedonisë. Ndërsa a ishte Maqedonia, korrekte në raport me ne, kjo është çështje e raporteve tona bilaterale. Edhe unë qartë e kam thënë, isha konkret dhe i qartë: do të sillemi me Maqedoninë, ashtu siç sillet Maqedonia me ne“, tha Daçiq për TV21.
Polemikat mes Beogradit dhe Shkupit zyrtar, janë ngjall pas votës që Maqedonia e dha pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
Ministri i Jashtëm i Serbisë ka thënë më 2 janar se Beogradi nuk do t’ia bëntë këtë gjë Shkupit, në një kontest ndërkombëtar, por do t’ia mbante anën.
Të enjten ndërkaq, Daçiq tha për TV21 se raportet e Serbisë me Maqedoninë janë miqësore, dhe se shteti serb sillet “si mik” në raport me Maqedoninë.
I pyetur nëse mendon se i ka borxh opinionit në Maqedoni t’i kërkoj falje për komentet e tij rreth çështjes së emrit, Daçiq jep përgjigje të përgjithësuar, dhe i ikën pyetjes.
TV21: A mendoni se duhet t’i kërkoni falje Maqedonisë për atë deklaratën që dhatë, për çështjen e emrit?
Ivica Daçiq: T’ju them dicka. raportet tona, janë miqësore nga të dyja anët. Ne jemi sjell si miq në raport me Maqedoninë. Sic e dini, ne [v.j. Serbia] e kemi njohur atë, sipas emërtimit, Republika e Maqedonisë.
Ndërsa a ishte Maqedonia, korrekte në raport me ne, kjo është çështje e raporteve tona bilaterale. Edhe unë qartë e kam thënë, isha konkret dhe i qartë: do të sillemi me Maqedoninë, ashtu siç sillet Maqedonia me ne.
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...
Shënoi gol dhe asistoi, Korenica shpallet lojtari i ndeshjes...