Daçiq: Serbia kurrë nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës

19:09 | 17 Nëntor 2017
Arbresh.info

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot në Beograd se nuk është risi çështja e një marrëveshjeje juridikisht obligative për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, sepse ajo është iniciuar gjatë hapjes së negociatave për anëtarësimin e Serbisë në BE.

Daçiq ka thënë se është e qartë se ekziston një dallim i madh në mes të kuptuarit Prishtinës dhe qëndrimit të Bashkimit Evropian në lidhje me atë që duhet të përmbajë ajo kornizë juridikisht obligative, dhe se BE-ja nuk mund të ketë një qëndrim të ndryshëm përveç neutralitetit statusor, sepse pesë vendet e BE-së nuk e kanë njohur Kosovën, shkruan Politika, përcjell telegrafi.

“A e dini se kur këto vende do të japin pëlqimin e tyre për njohjen e pavarësisë së Kosovës në mënyrë që Serbia të bëhet anëtare e BE-së? Kurrë! Por, le të mos kthehemi tani në ato vende, të luftojmë ne deri në fund”, tha Daçiq, pas bisedimeve me kryeministrin e Guinea-Bissau, Umar Sisoko Embal.

Ministri i Jashtëm serb tha se “pak kush e di se çfarë duhet të jetë përmbajtja e marrëveshjes juridike obligative dhe me siguri do të ketë presion në lidhje me pavarësinë e Kosovës”.

“Pozicioni ynë është parimor dhe i qartë dhe ne nuk kemi ndërmend ta ndryshojmë atë. Ne jemi të hapur për dialog, por nuk pranojmë veprime të njëanshme”, tha Daçiq.

Ai përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme