Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë se po mendon ta anulojë vizitën e tij të planifikuar në Kinë, për shkak të, siç ka deklaruar ai, situatës me koronavirusin vdekjeprurës atje.
Zyrtarët kinezë janë të zemëruar me kryediplomatin serb, ngaqë ata besojnë se ai po i shmanget vizitës në vendin e tyre, shkruan gazeta serbe Kurir, duke u thirrur në burimet e saj diplomatike.
Deklarata e Daçiqit, se po e shqyrton seriozisht anulimin e shkuarjes në Kinë, i ka prekur në tela kinezët, të cilët vlerësojnë se, me fjalët e tij, shefi i diplomacisë serbe e ka lënduar miqësinë serbo-kineze, thonë burimet e Kurir’it.
Fjalët e Daçiqit për Kinën, e cila, sipas gazetës serbe, ka qëndruar përkrah Serbisë edhe gjatë bombardimeve të NATO’s, janë vlerësuar ofenduese në Pekin, dhe janë cilësuar të turpshme për një ministër të Jashtëm, e sidomos për një kryediplomat serb.
Kina më nuk do ta konsiderojë atë mik të vendit, por do të vazhdojë ta respektojë presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, raporton Kurir.
Sipas burimeve të gazetës serbe, qëndrimi i Kinës karshi Daçiqit do të ndryshojë dukshëm. Kina, thonë burimet e serbëve, nuk do ta shfaqë inatin ndaj Daçiqit menjëherë, por do ta demonstrojë më vonë, nëpërmjet veprimeve të saj.
Daçiq ka thënë se e konsideron të rëndësishme vizitën në Kinë, por se mund ta anulojë atë, ngaqë i druan përfshirjes në karantinë për shkak të koronavirusit atje, teksa Serbia më 4 mars do të nisë procedurën e regjistrimit për zgjedhje.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...