Serbia dhe shtetet e tjera mos-njohëse të pavarsisë së Kosovës janë në presion që të mos marrin pjesë në seancën e Këshillit të Evropës, ku pritet të diskutohet fillimi i procesit të pranimit në këtë institucion ndërkombëtar.
Kështu, të paktën, po deklaron ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
Daçiq këtë e ka deklaruar për mediumin serb ‘Tanjug’, duke thënë se BE synon të paraqes unitet pas largimit të Rusisë nga Këshilli i Evropës, transmeton arbresh.info.
“Për ne pozita më e vështirë është në Evropë, sepse numri më i madh i vendeve evropiane e kanë njohur Kosovën. Raporti i fuqisë në KE është i tillë që garanton se ndoshta ai vendim do të kalojë. Pengesa kryesore për dëshirën e tyre është që deri më tani nuk ka ndodhur që një vend të pranohet pa konsensus dhe prandaj jemi nën presion, duan të tregojnë se tani që e kanë përjashtuar Rusinë nga KE, janë të bashkuar dhe prandaj bëjnë presion mbi ne dhe shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën që të mos jenë të pranishme në seancë”, deklaroi ai./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...